Në Ohër nesër fillon Konferenca e 21-të vjetore e bursës

Ohër, 22 shtator – Në Ohër nesër do të mbahet konferenca e 21-të vjetore e bursës, në të cilën pritet të marrin pjesë ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë, përfaqësues nga sektori i biznesit, bankat, shtëpitë e ndërmjetësimit dhe shoqëritë aksionare.
Bursa e Maqedonisë për dy dekada organizon konferenca vjetore, të cilat paraqesin ngjarje me imazh të dallueshëm, si për nga aktualiteti i temave që janë objekt diskutimi, ashtu edhe për nga kompetenca e pjesëmarrësve në panele dhe prezantime dhe fjalime të mbajtura.
Për shkak të pandemisë Kovid-19, kjo traditë u ndërpre përkohësisht dy vitet e kaluara.
Në Konferencën e 21-të vjetore do të ketë dy panele kryesore dhe disa prezantime. Përveç fjalëve hyrëse të ministrit të Financave, Fatmir Besimi, kryetarja e Komisionit për letra me vlerë, Nora Aliti dhe drejtori kryesor ekzekutiv i Bursës së Maqedonisë, Ivan Shteriev, fokus do të jetë gjeopolitika, energjia, bankat dhe projektet e reja të Bursës.
Përfaqësuesit e katër bankave më të mëdha maqedonase do të diskutojnë për zhvillimet e fundit në sektorin në panelin e parë, me titull “Bankat në realitetin e ri”, ndërsa paneli i dytë do t’i kushtohet energjisë, “A do të ketë dimër të gjatë dhe të ftohtë?” .
Në këtë ngjarje, pjesëmarrja e konsulentëve kryesorë nga Britania e Madhe dhe Holanda si krijuese të dy dokumenteve strategjike të Bursës, Kodit për menaxhim korporativ dhe Udhëzuesi për raportimin ESG të kompanive të listuara.