Në mesin e mijëra shikuesve në ndeshjen UFC në Paris, lëshohet kënga shqip e Mozzikut

Mozzik është njëri nga reperët më të suksesshëm shqiptar.

Krahas sukseseve që ai gëzon në vendet shqipfolëse, duket se muzika e tij ka kaluar edhe kufijtë.

Një video të cilën e ka shpërndarë vetë reperi, shihet pamja fantastike nga Parisi ku dëgjohet kënga e tij “Xhelozia”.

Bëhet fjalë për një ndeshje UFC ku të pranishëm në sallën gjigante ishin qindra mijëra të pranishëm.

Ndryshe, reperi po shijon suksesin e këngës “Bespreme”.

https://lajmi.net/wp-content/uploads/2022/09/video-f592d07a-3ae4-4a68-93ec-708d6970d0be-1662294789.mp4?_=1