Në kthim nga SHBA, kryeministri Kurti ndalon në Zvicër

Para se të kthehet nga SHBA në Kosovë, kryeministri Albin Kurti, do të ndalet në Zvicër.

Ai pritet të marrë pjesë në “Forumin Ekonomik Botëror”, i cili do të mbahet nga 22 maji deri më 26 maj.

Zyra e kryeministrit të Kosovës nuk ka njoftuar për këtë pjesmarrje të kreut të ekzekutivit kosovar, por është gazeta zvicerane “Blick”, ajo që ka publikuar lajmin.