Në Kosovë po trajtohen 232 pacientë nga COVID-19
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se gjithsej 232 qytetarë janë duke u trajtuar nga sëmundja COVID-19.
“Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës trajtim mjekësor po marrin 232 pacientë, 219 janë të konfirmuar me COVID-19 pozitivë, 9 të negativ dhe 4 të tjerë të pakonfirmuar”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.
Numri më i madh i pacientëve janë në oksigjeno-terapi, gjithsej 152 ndërsa në Mjekim Intensiv të Klinikës Infektive janë 16 pacientë. Numri më i madh i pacientëve është në Klinikën Infektive, gjithsej 77 pacientë.
Të enjten, më 3 shkurt, 2022, Ministria e Shëndetësisë ka raportuar pesë raste të vdekjes si dhe 2,110 raste të reja pozitive me koronavirus.
Aktivë me COVID-19 në Kosovë janë gjithsej 30,871 qytetarë.