Në Bullgari finalizohen negociatat për Qeveri! Atanasovski: Koalicioni do të kishte qëndrime më të ashpra ndaj Maqedonisë

Sofje, 14 janar – Zhelazkov i cili vjen nga partia e Borisovit, paraprakisht ishte kryetar i Kuvendit. Në atë cilësi e vizitoi Maqedoninë dhe u takua me ish-kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi.

Zhelazkov nga Shkupi dëshiroi që në takimin e ardhshëm me krerët e shtetit të urojnë për ndryshimet kushtetuese ndërsa për propozimin francez tha se kompromis historik. Ai i thirri politikanët që të mos mendojnë për zgjedhjet e ardhshme.

Sipas analistit politik Bllagojçe Atanasovski, përbërja e këtillë politike në Bullgari do të ketë qëndrime më të ashpra ndaj Maqedonisë.

Atanasovski vlerësoi se mundësitë janë nën zero në lidhje me pritjet e pushtetit vendas për ndryshimin e kushteve për procesin negociues.