Në “Bogorodicë” për dalje nga shteti pritet rreth 30 minuta

Shkup, 28 gusht – Në VK “Bogorodicë” për dalje nga shteti pritja është rreth 20-30 minuta. Në vendkalimet tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Sipas informacionit të LAMM-së, komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerë nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në rrugët jashtë mjediseve urbane është mesatar.

Nga 18 gushti e deri më datë 12 shtator të vitit 2022, në aksin rrugor Ohër – Resnjë nëpërmjet Galiçicës, për shkak të kryerjes së punëve ndërtimore (asfaltimi), komunikacioni do të ndërpritet nga ora 09:00 deri në ora 15:30. Punimet do të kryhen vetëm në ditë pune.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar, respektimin e sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.