Në Autokomandë digjet një kamion i mbushur me kartonë (Video)

Pasditen e sotme, në Autokomandë të Shkupit është shkrumuar një kamion.

Kalimtarë të rastit kanë inçizuar ngjarjen. NGa kamioni del tym i zi.

Në teren ka dalë njësia e zjarrfikësve ndërsa për dalje nga Shkupi, komunikacioni është pak i rënduar. Sipas informatave të para, thuhet se kamioni ka qenë i mbushur me kartonë./Zhurnal.mk

https://www.facebook.com/duamcairtepaster/videos/1181191262473420/