Në aeroportin e Shkupit janë arrestuar dy persona të kërkuar me urdhërarrest

Në vendkalimin kufitar “Aeroporti ndërkombëtar i Shkupit” sot nëpunësit policorë i privuan nga liria M.B. (36) nga Shkupi dhe G.R. (37) nga Shkupi.

Siç informuan nga MPB-ja, M.B. kërkohej me urdhërarrest nga Gjykata themelore e Shkupit për vuajtje të dënimit me burg prej një viti për vepër penale të kryer sipas nenit 197 nga Kodi Penal. Personi do të dërgohet në burg.

Edhe Gj.R.(37) nga Shkupi ishte kërkuar me urdhërarrest qendror me urdhër të Gjykatës themelore të Shkupit për vuajtjen e dënimit me burgim prej një viti për vepër penale të kryer sipas nenit 197 nga Kodi Penal. Ajo do të dërgohet në burg.