Në Aeroportin e Ohrit ka arritur aeroplani i parë me turistë nga Mançester
Ohër, 31 maj – Rreth 6.000 turistë britanikë priten këtë verë në Ohër me vendosjen e dy linjave të reja ajrore në Aeroportin e Ohrit “Shën Apostul Pali” nga aeroportet në Londër dhe Mançester që nga sot filloi t’i realizojë kompania ajrore TUI eruejs Britania e Madhe.
Në ceremoninë zyrtare për pritjen e aeroplanit të parë nga Mançester, ishin të pranishëm ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski, drejtori i përgjithshëm i TAV Maqedoni, Nexhat Kurt dhe drejtori ekzekutiv i TUI Eruejs Britania e Madhe për skijim, liqene dhe aplinizëm, Kris Logan.
“Jam i bindur se këto destinacione të reja dukshëm do të kontribuojnë për zhvillimin e gjithë rajonit, zhvillimit të qarkullimin ajror, sepse linja të reja ajrore do të thonë numër të rritur të turistëve, ndërsa ky është hap i rëndësishëm drejt sigurimit të zhvillimit ekonomik dhe turistik”, theksoi ministri Boçvarski.

Duke folur për rëndësinë e Ohrit si qendra më e madhe turistike në vend, përkujtoi në politikat e Qeverisë për zhvillimin e përshpejtuar të tij.
Ai theksoi se Qeveria mbetet e fokusuar në avancimin e aviacionit civil dhe trafikut ajror.
“Qëllimi ynë është që të shfrytëzojmë maksimalisht kapacitetet e dy aeroporteve tona ndërkombëtare dhe t’u ofrojmë qytetarëve mundësi të reja përmes destinacioneve të reja dhe atraktive”, nënvizoi Boçvarski.

Drejtori i përgjithshëm i TAV Maqedoni, Nexhat Kurt, informoi se turistët do të mund të arrijnë në Ohër deri më 20 shtator, me një fluturim në javë, përkatësisht çdo të mërkurë.
“Nga sot, më 31 maj, pritet që në Ohër të arrijnë rreth 6.000 mijë turistë britanikë. Si operator i aeroportit TAV, Ohri ka qenë gjithmonë një lokacion i rëndësishëm për ne, për shkak të trashëgimisë kulturore që posedon dhe si një mundësi për të zhvilluar turizmin”, tha Kurt.

