Ndryshimet në kodin zgjedhor, Maksuti: Një njësi, dëmton peshën e votës shqiptare

Shkup, 2 Prill – Iniciativa e partive të vogëla për të ndryshuar modelin aktual zgjedhor dhe për të shënderruar vendin në një njësi zgjedhore është i dëmshëm për shqiptarët, sepse do të pakësojë  numrin e mandateve shqiptarë në Kuvend. Kështu u shpreh në “Intervistën e Javës”, profesori universitar Mersim Maksuti. Ai kërkon që partitë politike shqiptare të jenë shumë vegjilent dhe në asnjë mënyrë të mos lejojnë një gjë të tillë, pa i shqyrtuar mirë e gjërë të gjitha rreziqet dhe përfitimet që mund të sjell ky model.

“Jam shumë i sigurt se me një njësi zgjedhore do të dëmtohet mbi të gjitha pesha e votuesve shqiptare dhe me këtë do të ndikojë drejtëpërdrejtë te dobësimi dhe pakësimi mandateve të deputetëve shqiptrë dhe kjo gjë është më se evidente, dhe  faktori maqedonas besojë se e ka parë këtë element dhe jo rastësisht qendrojnë  dhe mbrojnë pas propozimit të partive politike propozuese për ta bërë RMV-n me një njësi zgjedhore.”, tha Mersim Maksuti, profesor universitar.

Maksuti: Listat e hapura premtojnë kuadro cilësore

Maksuti nuk ka përgjigje të saktë se me cilin model zgjedhor do të ishte më mirë të shpërndahen votat e qytetarëve, e në veçanti votat e shqiptarëve. Për këtë thotë ai, duhen bërë shumë analiza të mirëfillta, të shohen praktikat e vendeve europiane dhe të merren parasysh rekomandimet e OSBE/ODIHR-it dhe OJQ-ve. Megjithëse ndan mendimin se modelin aktual zgjedhor me 6 njësi zgjedhore nuk është aspak i keq, pasi që në çdo cikëlzgjedhor dëshmohet se blloku shqiptarë nxjer më shumë deputetë.

“Në zgjedhjet e fundit me 6 njëjsi zgjedhore fituam 32 deputetë shqiptarë dhe siç e shihni prej 22-23 ne arritem në 32-33 deputetë shqiptarë. Çfarë tregoi kjo se nuk është vetëm në shprehje ndarja e njësive zgjedhore që është një kusht shumë i rëndësishëm, por është me rëndësi edhe dajla e subjekteve. Pse fituam ne 32 deputetë  sepse ishim më të mençur, më të organizuar dhe të unifikuar jo, ne ishim shumë të përçarë por fati jonë ishte se tek pala tjetër përveç dy blloqeve që vazhdimisht janë kandiduar në zgjedhje u paraqit edhe një forcë e tretë.”, tha Maksuti.

Subjektet politikekanë mendime të ndryshme rreth propozimit për ndryshimet në Kodin Zgjedhori cili kaloi një nga procedurat parlamentare. Partitë të vogëla maqedonase, së bashku me VMRO-DPMNE dhe LSDM-n deklarativisht janë “pro” propozimit me një njësizgjedhore, kërkojnë vetëm ti harmonizojnë  dallimet, “Lëvizja Besa” kërkon 3 njësi zgjedhore, ASH 8, ndërsa BDI-ja është e mendimit se modeli aktual zgjedhor me 6 njësi zgjedhore është më i mirë. Maksuti thotë se debati për këtë çështje duhet shoqeruar edhe me debatin për të pasur lista të hapura, sepse vetëm në këtë mënyrë, do të mund të demokratizojmë shoqerinë duke përzgjedhur kuadrot më cilësore për ta përfaqësuar zërin e qytetarëve në Kuvend.