Ndryshime në qeveri/ Lirohet nga detyra zv.ministri i Energjitikës, ja kush e zëvendëson

Gjergji Simaku është liruar nga detyra e zëvendësministrit të Energjisë dhe Infrastrukturës.

Në vend të tij është emëruar Endrit Molla. Vendimet janë miratuar në mbledhjen e sotme të qeverisë.
LIRIM NGA DETYRA
NË MBËSHTETJE TË NENIT 100 TË KUSHTETUTËS DHE TË PIKËS 2, TË NENIT 6, TË LIGJIT NR.9000, DATË 30.1.2003, “PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE”, ME PROPOZIMIN E KRYEMINISTRIT, KËSHILLI I MINISTRAVE
V E N D O S I:
Gjergji Simaku, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, lirohet nga kjo detyrë.
KY VENDIM HYN NË FUQI MENJËHERË.
EMËRIM NË DETYRË
NË MBËSHTETJE TË NENIT 100 TË KUSHTETUTËS DHE TË PIKËS 2, TË NENIT 6, TË LIGJIT NR.9000, DATË 30.1.2003, “PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE”, ME PROPOZIMIN E KRYEMINISTRIT, KËSHILLI I MINISTRAVE
V E N D O S I:
Endrit Molla emërohet zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.
KY VENDIM HYN NË FUQI MENJËHERË.