Ndonëse me fitim, parkingu jepet me koncesion/ Kasami: Kështu do të zgjidhet kaosi në komunikacionin e Tetovës  

Tetovë, 25 maj – Edhe pse ndërmarrja e parkimit në qytetin e Tetovës fitoi rreth 4.5 milion denarësh në vitin 2022, Komuna e Tetovës ka vendosur të japë koncesion publiko-privat. Kryetari i Komunës së Tetovës arsyeton këtë vendim duke thënë se nëpërmjet kësaj koncesioni do të zgjidhet çështja e parkimit. Si rezultat i kësaj kontrate, ndërmarrja e parkimit ka obligimin e krijimit të rreth 3000 vendparkimesh në qytetin e Tetovës deri në fund të vitit 2024.

“Duke pasur parasysh faktin se behët fjalë për investim serioz dhe të funksionoj kjo ndërmarrje në shërbim të qytetarëve si edhe në mbushjen e arkës së komunës së Tetovës për realizimin e projekteve  me interes publik,  ne kemi vlerësuar të përcjellim modelin e disa qyteteve  të cilët kanë përzgjedhur modelin e partneritetit publiko-privat. Nuk behët fjalë për atë se është stabilizuar, por është stabilizuar në pagat e punëtorëve.”- deklaroi Bilall Kasami – kryetar I komunës së Tetovës.

Por analizat tregojnë se në këtë ndërmarrje duhet të investohet rreth 800 mijë euro, ndërsa në çdo 100 denar të investuar fitimi do të jetë rreth 17 denarë.

 “Vlera e koncesionerit është 778 mijë euro edhe ky është plani i komunës së Tetovës dhe qytetarët do të kenë mundësi që në fund të këtij viti të kenë 2 mijë vendparkime të reja  dhe në fund do të duhet të përfundojë me rreth 3600  vendparkime   duke llogaritur me atë se tani kemi rreth 1 mijë parkime . A do të ketë fitim partneri privat, po do ketë dhe ky është motivi i hyrjes së tij në këtë lojë dhe të bëj investime për përmirësime. Do ketë fitime të kapshme, kështu thuhet në studim të biznesit. Kjo është pjesa e partnerit, se ai po do ketë fitime, por me kushte që do caktojë komuna dhe për atë ekziston marrëveshja 20 vjeçare.”- pohoi Marian Nikollov – qendra për analizë ekonomike.

Në fushatën parazgjedhore, Kasami premtonte se parkingu në qytetin e Tetovës do të ishte pa pagesë, por vetëm disa muaj, tarifa u rrit 10 denarë në orë, duke u shkuar nga 30 denarë në 40 denarë. Për më tepër, në muajin qershor të vitit të kaluar, Komuna e Tetovës nënshkroi ë marrëveshje me dy vetura të kompanisë “Merimangë”, duke ja dhënë asaj 70% të fitimit.