Ndjehet tërmet në Maqedoni

Shkup, 25 prill – Një tërmet me magnitudë lokale të Rihterit ML.2.8 dhe intensitet prej III ballësh sipas Shkallës makrosizmike evropiane, 11 km në juglindje të Shkupit që vjen nga rajoni epiqendror Pehçevë – Kresnjë, u regjistrua sot në mëngjes në orën 6:36 nga rrjeti telemetrik sizmologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, me stacione në Shkup, Vallandovë, Ohër, Shtip dhe Pehçevë.

Këtë e kumtoi Observatori i Fakultetit Sizmologjik në kuadër të Fakultetit matematiko-natyror në Shkup prej ku theksojnë se tërmeti është ndjerë në Dellçevë, Berovë dhe Pehçevë.