Ndihmës Sekretarja Amerikane takon Varhelyin në Tiranë: Konflikti në Ukrainë e ka bërë integrimin edhe më urgjent

Ndihmës Sekretarja Amerikane e Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried dhe Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar mbërritën dje në orët e pasdites në Shqipëri dhe u takuan me Komisionerin Europian për Zgjerimin Oliver Varhelyi.

Sipas njoftimit të Ambasadës Amerikane në Tiranë, gjatë takimit u ra dakord se pushtimi i pajustifikuar i Ukrainës nga Rusia e ka bërë integrimin edhe më urgjent.

“Ata diskutuan mbi prioritetin e përbashkët të integrimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian dhe Ndihmës Sekretarja Donfried rikonfirmoi mbështetjen e fortë të Shteteve të Bashkuara për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe tha se SHBA mbetet e angazhuar për të punuar me partnerët shqiptarë dhe të BE-së për të siguruar reformën në drejtësi në Shqipëri dhe rrugën e suksesshme drejt Bashkimit Europian”, ka thënë Ambasada në njoftimin e saj në Facebook.

https://www.facebook.com/usembassytirana/posts/358921769596320