Ndërtesa e MPJ-së me ngjyrat e NATO-s

Shkup, 26 mars – Ndërtesa e MPJ-së sonte është ndriçuar me ngjyrat e NATO-s në prag të kremtimit të nesërm nga dyvjetori i anëtarësimit të vendit në Aleancë.

“Të jesh pjesë e familjes transatlantike, veçanërisht në këto kohëra gjeopolitikisht jo stabile është një arritje e rëndësishme dhe një garanci e fortë e sigurisë dhe prosperitetit tonë”, ka shkruar në profilin e tij në Fejsbuk, ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

Sipas tij, Maqedonia e Veriut është në tryezën e përbashkët me demokracitë më të zhvilluara në botë dhe është një aktor aktiv në politikat globale të sigurisë.

“Ne jemi të bashkuar me partnerët tanë të NATO-s dhe të vendosur për t’iu përgjigjur së bashku sfidave aktuale të sigurisë të paraqitura nga invazioni rus në Ukrainë dhe për të kontribuar në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në botë”, thekson Osmani.