Ndërron jetë pacientja e moshuar që u lëndua në ashensorin e QSUT

Ndërron jetë pacientja që ra nga ashensori.

Në orët e vona të 15 majit 2022, pësoi një defekt ashensori i spitalit “Nënë Tereza”. Në atë mbrëmje rreth orës 23:30, në katin -1, punonjësi shëndetësor K. D., duke transportuar me barrelë V. C., paciente në spital, për shkak të një defekti të ashensorit kanë përfunduar në katin e nëndheshëm të spitalit dhe janë lënduar.

Si pasojë e defektit të ashensorit mbeti e lënduar në kokë pacientja 80 vjeçare e cila është dërguar për mjekim më të specializuar tek Spitali i Traumës, teksa ka vdekur sot, si edhe infermieri i cili po mjekohet për lëndime në trup.

E moshuara e cila u dëmtua në ashensorin e QSUT, ka humbur jetën përshkak të frakturave që ka marre në kafkë nga mbyllja e derës së ashensorit.

Pas ngjarjes policia ka proceduar në gjendje të lirë teknikun e ashensorit Ermal Braja dhe administratorin e firmës së ashensorëve Ardian Sulollari.