Ndërmarrjet Publike në Ohër nuk mund ta paguajnë energjinë elektrike
Ohër, 3 Shtator – Akoma pa hyrë në dimër ka filluar të ndjehen pasojat e krizës ekonomike dhe energjetike. Të parët që po pësojnë finasiarisht janë ndërmarrjet publike në kuadër të komunave të cilët tani më nuk janë në gjendje ti paguajnë faturat për 6 herë më të larta të energjisë elektrike dhe njëkohësisht tu lëshojnë paga e të punësuarëve. Autoritet komunale përbetohet se do të bëjnë çmos për të kursuer rrymën, mirëpo pranojnë se kjo gjë nuk do të zgjidh problemin në fjalë. Andaj kërkojnë ndihmë finansiare afatëgjatë për komunat.
“Si një ndërmarrje siç është ujësjellësi aspak nuk ka ardhmeri të ndritur, fatura e fudnit për energji elektrike dhe ujësjellës janë rreth 14 milion denarë, të ardhurat janë dikur rreth 10 milion denarë e gjysëm, ndërsa shpenzimet e pagas për të punësuarit tani me rritjet e fundit arrin deri më 8 apo 9 milion denarë. Kemi ardhur në një situatë ku nuk mund të paguajmë as faturat e as të lëshojmë pagat, jemi në haos të vërtet.”, tha Kiril Pecakov, kryetar i komunës së Ohrit
Autoritetet komunale kërkojnë që NP e ujësjellësit të futet në tregun e lirë ku energjinë elektrike do të mund ta siguronin me çmime më të volitshme, për ndryshe nuk janë të sigurt edhe sa do të mund të vazhdojnë me situatën aktuale.
“Qeveria nuk është e përgaditur për një veprim të tillë, respektivisht nuk ka mjete buxhetore për të rregulluar tregun e furnizimit të energjisë elektrike dhe ne këtë drejtim do të vazhdojmë të kemi probleme, ndërsa problem shumë I vogël janë masat e kursimit të cilët jo vetëm komunat por të gjithë do të duhet ti zbatojmë gjatë dimrit që vjen.”, tha Pecakov.
Kryetarët e komuanve në seancën e ardhshme të Bashkësisë e Njësive të Vetqëeverisjes Lokale do të kërkojnë të gjindent zgjidhje për problemet e tyre finansiare me të cilët nuk do vihet në pikëpyetje funksionimi normal i komunave. Prej 1 shtatori Qeveria shaplli gjendje krize në sektorin energjetikës, ku rekomandohen qytetarëve, kompanive dhe drejtuesit e të gjitha institucioneve të kursejnë enerjginë elektrike sa më shumë që është e mundur.

