Ndërmarrjet komunale do t’i ndryshojnë çmimet e shërbimeve nëse nuk marrin ndihmë nga Qeveria
Shkup, 24 gusht – Shoqata e dhuruesve të shërbimeve komunale ADKOM, e cila bashkon 90 ndërmarrje publike territorin e të gjithë vendit, sot sërish apeloi për takim tek Qeveria, nga e cila kërkon ndihmë për shkak të rritjes së shpenzimeve me rritjen e shpenzimeve të energjisë elektrike. Nëse nuk ka ndihmë, paralajmërojnë ndryshime të çmimeve të shërbimeve.
ADKOM në kumtesë sot informoi se nga Qeveria nuk kanë marrë asnjë përgjigje për takimin që e kërkuan para një muaji për gjendjen me shpenzimet e ndërmarrjeve dhe nevojën nga ndihma qeveritare.
“Kujtojmë se më 18 korrik, ADKOM publikisht kërkoi takim me përfaqësues të Qeverisë, në të cilin mundësia e subvencioneve dhe mbështetjes për ndërmarrjet të cilat kanë rritje disa fish të shpenzimeve të shkaktuar para së gjithash nga rritja enorme. në kostot e energjisë elektrike, do të merren parasysh. Vazhdimi i kësaj gjendjeje në të cilën gjenden shoqëritë publike vë në pikëpyetje cilësinë e shërbimeve që ofrojnë për qytetarët, si dhe ekzistencën normale të vetë kompanive, të cilat ofrojnë punë për mijëra familje”, thuhet në kumtesë.
Qeveria, e cila merr pjesë në formimin e çmimit të energjisë elektrike dhe e cila miratoi rritje të rrymës, theksojnë nga ADKOM, nevojitet të tregohet mirëkuptim për këtë problem real.