Ndarje e Dekoratës për merita dhe Kartë të Republikës së Maqedonisë së Veriut

Shkup, 25 mars – Presidenti i Republikës së Veriut, Stevo Pendarovski sot në ceremoni solemne në Filarmoni do t’i dekorojë Milica Stojanova, Milka Eftimova dhe Stojna Vangelovska me Dekoratë për merita për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe do ta ndajë mirënjohjen Karta e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Fakultetin për Arte dramatike, në Festivalin intenacional të kamerës filmike “Vëllezërit Manaki” dhe të Institucionit kombëtar Teatri turk.

Në Fakultetin për arte dramatike ndahet mirënjohja Karta e Republikës së Maqedonisë së Veriut me rastin e 50 vjetorit të ekzistimit dhe për kontribut esencial dhe të përhershëm në zhvillimin e artit teatror dhe filmik, si dhe të krijimtarisë dramatike përmes veprimtarisë pedagogjike dhe përmes edukimit autonom dhe autokton teatror dhe filmik.

Në Festivalin internacional të kamerës filmike “Vëllezërit Manaki” ndahet mirënjohja Karta e Republikës së Maqedonisë së Veriut me rastin e ekzistimit të 40 vjetorit dhe për kontributin e rëndësishëm dhe të pazëvendësueshëm në zhvillimin e kinematografisë së vendit dhe për afirmimin e saj në kuadër botëror, si dhe për afirmimin dhe popullarizimin e artit filmik midis segmentit të saj më specifik – kinematografia.