Ndarja e çmimeve për suksesin më të mirë dhe “26 Korriku” për studentët nga USHCM

Shkup, 12 qershor – Në Rektoratin e Universitetit “Shën Cirili e Metodi” në Shkup sot do të bëhet ndarja e çmimeve për studentët më të mirë të diplomuar në vitin akademik 2021/2022.

Në të njëjtën kohë do të jepet edhe çmimi “26 Korriku” për vitin akademik 2021/2022, të cilën e ndanë Fondacioni “Frank Maning” nga Britania e Madhe për studentë të rregullt nga semestri i fundit në ciklin e parë të studimeve, që tregojnë rezultate të veçanta në studimet e tyre, me notë mesatare të arritur gjatë periudhës së studimit të paktën 8.00.

Studentët fitues të çmimit “26 Korriku” janë nga Shkolla e Arkitekturës, Fakulteti Filologjik “Bllazhe Koneski”, Fakulteti Filozofik, Fakulteti Ekonomik, Fakulteti i Drejtësisë “Justiniani i Parë” dhe Fakulteti i Arteve Dramatike.