Ndahet nga jeta ish-ministri i Bujqësisë

Është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare ish-ministri i Bujqësisë, Haxhi Aliko.

Lajmi është bërë i ditur nga miq dhe të afërm të politikanit, të cilët kanë ndarë lajmin e hidhur në Facebook.

Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, ishte ndër politikanët që ndau në rrjetet sociale një mesazh ngushëllimi pas ndarjes nga jeta të prej profesorëve më të shquar në shkencat veterinare.

“Lajm i hidhur për ndarjen nga jeta të Profesorit, pedagogut dhe shkencëtarit me vlera të jashtëzakonshme Haxhi Aliko”.

“Një personalitet i shquar i Shkencave Veterinare, me kontribute shumëvjeçare si drejtues katedre i Fakultetit të Mjekësisë Veterinare dhe Rektor i Universitetit Bujqësor të Tiranës. Angazhimi i tij më pas në politikë si Deputet dhe Ministër i Bujqësisë, i dha një dimension të ri dhe me peshë, profilit të këtij personaliteti të shquar”.

“Kam patur fatin të isha student i tij, i frymëzuar nga formimi, stili i tij i veçantë pedagogjik, mënyra e komunikimit dhe elokuenca e pashembullt.Mbi të gjitha do ta kujtoj gjithmonë si një burrë fisnik dhe me integritet të lartë. Lamtumirë Profesor Aliko!”, shkroi Panariti.

Haxhi Aliko ka qenë një personalitet i shquar i Shkencave Veterinare, me kontribute shumëvjeçare si drejtues katedre i Fakultetit të Mjekësisë Veterinare dhe Rektor i Universitetit Bujqësor të Tiranës.

Angazhimi i tij më pas në politikë si deputet dhe Ministër i Bujqësisë, i dha një dimension të ri dhe me peshë, profilit të personalitetit të tij të shquar.

Aliko u emërua ministër i Bujqësisë, në qeverinë e Bashkim Finos në vitin 1997.