Natën e kaluar janë sanksionuar 69 shoferë të dehur

Shkup, 30 korrik – Gjatë natës së kaluar në periudhën nga ora 22:00 deri në ora 04:00 gjatë kontrollit të përforcuar të veprimit për sanksionimin e shoferëve të cilët drejtojnë automjet nën ndikimin e alkoolit në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, janë sanksionuar 69 shoferë.

Siç kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme, nga numri i përgjithshëm i shoferëve të sanksionuar të dehur, 12 janë në territorin e SPB Kumanovë…

Nga MPB-ja paralajmërojnë se kontrollet e përforcuara të veprimit vazhdojnë dhe në ditët në vijim dhe apelojnë tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që t’i respektojnë rregullat në komunikacion për rrugë më të sigurta.