Musliu tha se zv.ministri i Arsimit punësoi vëllain në Universitetin “Haxhi Zeka”, reagon ky i fundit: Deputetja po manipulon duke keqinformuar

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka akuzuar zëvendësministrin e Arsimit, Taulant Kelmendi për punësime familjare në institucionet arsimore.

Musliu të hënën në një postim në Facebook shkroi se zëvendësministri Taulant Kelmendi, ka punësuar në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë, vëllain e tij Libron Klemendi.

“Përhajr “Dasma” zv.Ministër i Arsimit Taulant Kelmendi! A ju kujtohet slogani “Familjarët janë për dasma”? E bash sot ne Universitetin Haxhi Zeka zv.Ministri i Arsimit Taulant Kelmendi bëri dasëm duke e punësuar vëllain e tij Libron Kelmendin Asistent të rregullt për Gjuhë Angleze . Kur ta donë ta donë, babën dekan në Gjakovë vet zv.Ministër i Arsimit, vëllain asistent të rregullt në Pejë”, shkroi Musliu.

https://www.facebook.com/GanimeteMusliuOfficial/posts/863748468446548?ref=embed_post