Muja: Jeni bërë milionerë me vetura e vila e po kërkoni Trust, kjo s’ka logjikë

Deputeti i Vetëvendosjes është përplasur në seancën e Kuvendit me deputetët e opozitës rreth çështjes së tërheqjes së mjeteve nga Trusti dhe tarifave të shtrenjta të energjisë.

Muja se Rregullatori i Energjisë ka marrë vendim për tarifat e shtrenjta të energjisë për ata që shpenzojnë, ngase siç tha ai nuk ka logjikë të subvencionohen shtresat e pasur të shoqërisë.

Muja tha se i njëjti rast është edhe tek çështja e Trustit.

“Rregullatori ka vendos me ua shtrenjtu rrymën atyre që e shpenzojnë. Cila është logjika që ne t’i subvencionojmë shtresat e pasura të shoqërisë. Njëjtë është edhe te trusti. Kërkesa për trustin e ka qëllimin që të përfitojnë shtresat e pasura të shoqërisë. Jo bërë disa milionera që kanë qenë në pushtet tash e 20 vjet e po ankohen për faturat e rrymës. Vilat dhe veturat e shtrenjta le t’i financojnë vet”, u shpreh Muja në seancën e Kuvendit.

Muja dje tha se do ta kundërshtojë me çdo mjet politik tërheqjen e mjeteve nga Trusti.