Mucunski takon Ramën, bisedohet për bashkëpunim ndërkomunal

Prishtinë, 30 Mars – Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama sot ka pritur në takim kryetarin e komunës Aerodrom Timço Mucunski.

Takim të këndshëm patëm me Kryetarin e Komunës ‘Aerodrom’ të Shkupit, z. Timco Muncunski, me të cilin identifikuam sektorë të ndryshëm potencialë për bashkëpunim ndërkufitar.

Veç sektorëve si energjia, sporti, kultura e digjitalizimi, që tregohen shumë premtues për të dy vendet, diskutuam edhe për mundësi bashkëpunimi në menaxhimin e mbeturinave, mobilitet, ndotjen e ajrit dhe krijimin e një sistemi të qëndrueshëm për zhvillim.