Muaremi: Unë jam këtu në Maqedoni, po kryej punët e mia, nuk kam ikur

Shkup, 19 prill – Arafat Muaremi i cili është drejtor aktual i Drejtorisë së Policisë Finansiare është në punë dhe demanton akuzat që u përhapën në opinion se kryeministri Kovaçevski ka kërkuar dorëheqjen e tij, informon Zhurnal.

Ai thotë se spekulimet që dolën ë opinion nuk janë të vërteta dhe se ai nuk është në ikje.

“Unë jam në Maqedoni dhe kryej punët e mia. Punoj në mënyrë profesionale, përgjegjëse dhe transparente në përputhje me rregullat ligjore”, thotë Muaremi.

Pikërisht Muaremi është pjesë e një procedure parahetimore të PTHP së lidhur me denoncimin e Avokaturës Shtetërore ku ai dhe dy funksionarë tjerë akuzohen se nuk kanë vepruar sipas ligjit në rastin “Trust”, ku i akuzuar është biznesmeni Sead Koçan.

Në padinë penale, Muaremi, si hetues i atëhershë në PSP, dhe prokurorët Artan Ajro dhe Gavrill Bubevski akuzohet për shoqërim me tani të dënuarin Sead Koçan. Me veprimet e tyre, është vështirësuar konfiskimi i pasurisë së Koçanit, madje ndoshta nuk mund të konfiskohet./Zhurnal.mk