MPJ bullgare habitet PSE gjith ky reagim për shoqatën kulturore “Ivan Mihajllov” në Manastir

Shkup, 22 prill – MPJ-ja bullgare përmes një kumtese ka shprehur habinë e tyre lidhur me qëndrimet e autoriteteve maqedonase për klubin e sapo hapur në Manastir në emër të “Vanço Mihajllov”, transmeton Zhurnal.

“Jemi të habitur nga qëndrimi i ashpër i përfaqësuesve nga Republika e Maqedonisë së Veriut dhe fushatës antibullgare që po zbatohet në media në vendin fqinj ditëve të fundit lidhur me hapjen e klubit pranë Shoqatës Kulturore Qendrore “Ivan Mihajllov” në Manastir”, thuhet në reagimin e mbrëmshëm.

Prej atje thonë se Maqedonia përsëri po shpërndanë urrejtje kundër Bullgarisë, e nxitur nga partitë politike, por edhe nga bashkësia akademike.

“Përsëri jemi dëshmitarë të gjuhës së urrejtjes kundër Bullgarisë, i cili është i nxitur nga partitë parlamentare politike, përfaqësues të opinionit dhe bashkësisë akademike. Brengosës është fakti që po bëhen përpjekje Bullgaria dhe populli bullgar padrejtësisht të krahasohen me fashizmin. Përhapja e interpretimeve tendencioze të gabuara të historisë është pikërisht një nga arsyet përshkak së cilës kemi marrëveshje për fqinjësi dhe formuam komisionin e përbashkët për çështje historike. Nevojitet të bëhet hapërim i vërtetë për temat e ndjeshme në historinë tonë”, thuhet në reagim.

Nga MPJ bullgare rikujtojnë se qendra kulturore është regjistruar sipas kërkesave të rregullave lokale dhe punon që nga viti 2019, e deri tani emri i saj nuk ka qenë lëndë e asnjë reagimi në opinion./Zhurnal.mk