MPB jep detaje për përleshjen me thikë mbrëmë në autobus: U zunë për një ulëse

Arsyeja e përleshjes mes disa të rinjve mbrëmë në një autobus në Kisella Vodë të Shkupit, ka qenë vendi për t’u ulur, informon Zhurnal.

Siç njoftjnë nga MPB, mbrëmë rreth orës 19:33 në SPB Shkup është njoftuar se një polic ka mbajtur dy persona përshkak se e kanë prishur rendin publik në autobusin me numër 51, ndërsa gjatë përleshjes është përdorur dhe thikë.

Pas një zënkë verbale për një ulëse, një i mitur nga fshati Moranë ka nxjerë një mjet mprehës për të sulmuar një të mitur tjetër nga fshati Studeniçan, nuk ka arritur të lëndojë atë por ka lënduar një tjetër shok nga fshati Studeniçan, ndërsa është lënduar edhe vet. Pas masave të ndërmara, janë siguruar të gjithë të pranishmit. Për rastin është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të rastit kundër të rinjve do të ngritet kallëzim adekuat penal, thonë nga MPB.

Nga atje shtojnë se dy të lënduarit janë dërguar në spitalin e qytetit “Naum Ohridski”./Zhurnal.mk