MPB-ja në seminar të përbashkët me SHGM-në: Do të vazhdojë rritja e bashkëpunimit me gazetarët

Shkup, 16 mars – Si Shoqatë e gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) bashkëpunojmë me Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB), por kjo nuk do të thotë se bashkëpunimi nuk mund të përmirësohet, sepse edhe në strukturën e MPB-së dhe në strukturat tona jo çdoherë kemi mirëkuptim të mjaftueshëm për problemet me të cilat përballemi edhe ne edhe policët, theksoi sot kryetari i SHGM-së, Mladen Çadikovski.

Ai në fjalimin e tij të prezantimit të analizës në temë “Përmirësimi i bashkëpunimit midis gazetarëve dhe organeve policore me qëllim të raportimit dhe transparencës më të madhe” theksoi se kjo analizë për buletinin policor si mjet për komunikim ditor me mediat dhe informim në opinion, është instrument i cili do t’u ndihmojë të dyja palëve.

Zëdhënësi i MPB-së, Toni Angelovski, në deklaratën e tij para fillimit të ngjarjes ditore tha se MPB-ja në këto vite vazhdimisht bashkëpunon për rritjen e sigurisë së gazetarëve, por edhe përmes buletinit policor, gjegjësisht nxjerrjes policore të ngjarjeve ditore të cilat, siç theksoi ai, plasohet çdo ditë në media për palët e interesuara.

Ai shtoi se ajo që është publikuar në buletin është vetëm një bazë e ardhur për gazetarët dhe se personat kompetent në Sektorin për marrëdhënie me opinionin janë të qasshme për informacione më të detajuara për gazetarët

Ngjarja organizohet nga SHGM-ja, si grant organizatë në kuadër të aksionit të përbashkët programues të BE/Këshilli i Evropës “Liria e shprehjes dhe liria e mediave në Maqedoninë e Veriut (JUDEKS2)” në kuadër të “Objektit horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2019-2022”.