MPB: Harmonizim i pagës minimale dhe rritje për 5 për qind në shtator
Shkup, 16 mars – Ministria e Punëve të Brendshme informon se pagat e punëtorëve paguhen në bazë të Ligjit për punë të brendshme dhe Marrëveshjes kolektive dhe se sipas Ligjit të ri për pagë minimale, paga minimale bruto është 26.422 denarë.
“Paga për punonjësit në MPB, për vendin më të ulët të punës, sipas sistematizimit të MPB-së, me statusin e personave të autorizuar dhe punonjës policie është mbi pagën minimale të parashikuar, e cila shtesë do të rritet për 5 për qind, që do të fillojë të paguhet nga shtatori 2022. Për të punësuarit në MPB, të cilëve u paguhet paga sipas Ligjit për Marrëdhëniet e Punës, është harmonizuar paga minimale dhe duke filluar nga muaji mars, të gjithë të punësuarit sipas këtij ligji do të kenë paga të harmonizuara, përkatësisht paga të rritura”, thekson MPB në kumtesën.
Procesi i pagesës së pagave, si dhe të gjitha aktivitetet që kryhen në MPB, janë objekt i inspektimeve dhe për këtë, thuhet në kumtesë, MPB-ja dhe Sindikata e Policisë së Maqedonisë (SPM) kërkuan dhe morën mendim nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale Është me çka është konfirmuar statusi ligjor i procesit të pagesës së pagave për punonjësit në MPB.
“Kjo mënyrë pagese është në interes të punonjësve dhe me komponentin bazë të pagës, vlera e orëve jashtë orarit, natës, fundjavës, festave është më e lartë në raport me pagën bazë. Ministria e Punëve të Brendshme dhe SPM-ja në periudhën e ardhshme do të angazhohen për respektimin e vazhdueshëm të procesit të harmonizimit të pagave të dakorduara më parë në bashkëpunim me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministria e Financave do të sigurojë mjete për rritje të mëtutjeshme të pagave për punonjësit e MPB-së”, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme.

