MPB: Gjithsej 65 sanksione për autobusët që kryejnë transportin e nxënësve

Shkup, 1 shkurt – Gjatë ditës së djeshme në territorin e vendit është zbatuar kontroll aksional i automjeteve që kryejnë transportin publik të nxënësve, për rritjen e sigurisë së nxënësve nga shtëpia deri në shkollë dhe nga shkolla në shtëpi.

Gjatë kontrollit janë konstatuar 65 shkelje të trafikut, me ç’rast tre automjete janë përjashtuar nga komunikacioni për shkak të regjistrimit të skaduar. Në kontrollim të jashtëzakonshëm teknik janë dërguar 21 automjete.

Kontrollet e komunikacionit për rritjen e sigurisë së nxënësve nga shtëpia deri në shkollë dhe nga shkolla në shtëpi vazhdojnë edhe në ditët në vijim, njoftuan nga MPB.