MPB: Babai përveç foshnjës, kishte sulmuar fizikisht edhe bashkëshorten e tij

Shkup, 27 Shtator – Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur informacione shtesë nga ngjarja e tmerrshme në Shkup, ku një 44-vjeçar dyshohet se e ka rrahur për vdekje foshnjën e tij tre muajshe. Nga MPB thonë se vdekja e djalin tre muajsh është konstatuar në Klinikën e Fëmijëve në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” në Shkup, ndërsa thonë se njëjti kishte sulmuar fizikisht edhe bashkëshorten e tij.

“Me datë 26.09.2022 në ora 08:00, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor “Bit Pazar” e kanë privuar nga liria S.B.(44) nga Shkupi. Ai dyshohet se ka dhunuar fizikisht foshnjën e tij të mitur, që më pas ka ndërruar jetë rreth orës 00:30. Vdekjen e ka konstatuar mjeku nga Klinika e Fëmijëve në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”, ku foshnja është dërguar për ndihmë. Sipas raportimit, rreth orës 00:30 S.B.(44) ka goditur foshnjën, e më pas ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij A.M.(36) nga Shkupi. Pas kësaj, A.M. e ka dërguar foshnjën në Klinikë, ku edhe është konstatuar vdekja”, thonë nga MPB.