Moti sot në Maqedoni

Shkup, 29 prill – Moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe më freskët me reshje të kohëpaskohshme shiu, kryesisht në pjesët jugore të vendit. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, ndërsa gjatë Vardarit herë pas here më e fortë veriore. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 3 deri në 11, ndërsa maksimalja do të lëvizë nga 16 deri në 22 gradë.

Në Shkup me vranësira të ndryshueshme me erë mesatare deri të fortë veriperëndimore. Temperatura minimale do të zbresë deri në 7, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 21 gradë.

Nesër temperatura do të ulet me disa gradë dhe vijon një periudhë me mot të ndryshueshëm me vranësira dhe më freskët në disa vende me reshje të herëpashershme të shiut dhe kushte për bubullima të rralla. Reshjet do të jenë më intensive natën e së shtunës dhe të dielën gjatë ditës.