Moti sot në Kosovë

Në Kosovë sot do të mbajë mot me diell dhe në disa vende me reshje të shiut.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-27 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi deri 1-9 m/s.

Kushtet biometeorologjike janë të mira. Reshjet më të mëdha u regjistruan rreth 70 litra për metër katror në veri dhe verilindje të vendit, 50-60 litra për metër katror në jug dhe jugperëndim të vendit, ndërsa pjesët tjera të territorit mbeten me sasi më të ulëta të shiut.