Moti sot me vranësira dhe temperatura deri 17 gradë
Shkup, 5 prill – Moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, paradite në pjesët jugore do të ketë reshje lokale të shiut. Do të fryjë erë e dobët mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 0 deri në 5, ndërsa ajo maksimalja do të arrijë prej 11 deri në 17 gradë.
Në Shkup, paradite kryesisht vranët, nga mesdita vranësira do të zvogëlohet dhe moti do të jetë me diell me vranësira të vogla mesatare. Do të fryjë erë e dobët mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të ulet deri në 3, ndërsa ajo maksimalja do të arrijë 15 gradë.
Stabilizim kalimtar të motit do të ketë të mërkurën, ndërsa të enjten në shumë vende do të jetë jostabil me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar. Më pas në dy ditët në vijim moti do të jetë stabil, me diell dhe i ngrohtë.

