Moti sot me vranësira dhe shi

Shkup, 27 shtator – Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe i paqëndrueshëm me reshje shiu lokale të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë jugore. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 10 deri në 17, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 19 deri në 25 gradë.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me periudha dielli, pasdite në pjesë të luginës jostabil me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë. Temperatura minimale do të zbresë deri në 15, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 24 gradë.

Nga e mërkura do të ketë më shumë periudha me diell, do të fryjë erë mesatare deri e fortë jugore dhe temperatura ditore do të rritet. Të enjten dhe të shtunën pasdite priten reshje lokale shiu.