Moti sot me diell

Shkup, 30 shtator – Moti sot do të jetë me diell dhe ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 6 deri në 14, ndërsa maksimalja do të lëvizë nga 23 deri në 30 gradë.

Në Shkup mot i ngjashëm me temperaturë minimale deri në 10 dhe maksimale deri në 27 gradë.

Gjatë fundjavës parashikohet mot i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje të kohëpaskohshme lokale, të cilat të shtunën do të jenë të rrëmbyeshëm dhe të shoqëruar me bubullima. Nga e diela do të fryjë erë veriore dhe temperaturat do të pësojnë rënie graduale.