Moti sot me diell me vranësira të vogla

Shkup, 29 gusht – Moti sot në vend do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriperëndimi, ndërsa në pjesët perëndimore erë e përforcuar nga drejtimi perëndimor. Pasdite do të ketë kushte për shi të rrëmbyeshëm afatshkurtër dhe bubullima, kryesisht në rajonet malore.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 13 deri 20, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 27 deri 35 gradë. Indeksi UV do të jetë 7.

Në Shkup, mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të bie deri në 17, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 29 gradë.

Prej nesër moti do të jetë kryesisht i qëndrueshëm me erë të lehtë deri mesatare veriperëndimore, më e theksuar përgjatë Vardarit.