Moti sot me diell dhe temperatura deri 25 gradë
Shkup, 15 prill – Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla lokale deri në mesatare dhe me erë të dobët deri në mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 0 deri në 6 gradë Celsius, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë prej 20 deri në 25 gradë Celsius.
Në Shkup do të jetë me diell me erë të dobët deri në mesatare juglindore. Temperatura minimale do të bie deri në 4 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë 24 gradë Celsius.
Të shtunën do të ketë vranësira më të mëdha, ndërsa kah fundi i ditës edhe reshje lokale të shiut.
Nën ndikim të masës së lagësht dhe të ftohtë ajrore të dielën dhe të hënën moti do të jetë me vranësira, me erë dhe dukshëm më ftohtë me reshje të shiut, ndërsa në pjesët malore dhe në disa vende më të larta me reshje të dëborës. Reshje më të rrëmbyeshme priten të dielën, veçanërisht në pjesët jugore dhe lindore, ndërsa temperatura e ditës do të zvogëlohet për më shumë se 10 gradë Celsius.
Nga e martja do të fillojë stabilizim me temperatura më të ulëta të mëngjesit.

