Moti sot me diell dhe i ngrohtë
Shkup, 8 prill – Moti sot do të jetë me diell dhe më i ngrohtë me vranësira të vogla lokale. Do të fryjë erë mesatare kryesisht nga drejtimi jugperëndimor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 2 deri 8, ndërsa ajo maksimale prej 18 deri 25 gradë.
Siç informojnë nga DPHM, në Shkup moti do të jetë me diell dhe më i ngrohtë me vranësira të vogla lokale dhe me erë të lehtë kryesisht jugperëndimore. Temperatura minimale do të bie deri në 5, ndërsa ajo maksimale do të mbërrijë deri 22 gradë.
Gjatë dy ditëve të ardhshme moti do të jetë kryesisht me diell dhe dukshëm më i ngrohtë. Nën ndikimin e masës më të ftohtë ajrore nga nata drejtë së dielës do të rriten vranësirat.
Pastaj, gjatë ditës do të fillojnë reshje të shiut, përkohësisht të rrëmbyeshme të shoqëruara me erë të përforcuar veriore dhe paraqitje të bubullimave, ndërsa temperaturat do të jenë më të ulëta për 6 deri 9 gradë në krahasim me një ditë më parë.

