Moti sot me diell dhe erë e lehtë
Shkup, 19 prill – Moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha më të gjata me diell. Herë pas here në zonat malore do të ketë reshje të dobëta shiu. Do të fryjë erë e lehtë jugore, ndërsa në pjesët perëndimore erë mesatare nga perëndimi. Temperatura minimale do të lëvizë në interval prej -1 deri në 3, ndërsa maksimalja do të arrijë 8 deri në 16 gradë.
Në Shkup me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell dhe me erë të lehtë jugore. Temperatura minimale do të zbresë deri në 2, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 14 gradë.
Pason periudhë e motit të ndryshueshëm me vranësira dhe më të ngrohtë me periudha me diell. Në disa vende do të ketë reshje të kohëpaskohshme lokale shiu. Të enjten do të ketë stabilizim të përkohshëm të motit, ndërsa të premten dhe në fundjavë do të ketë reshje të rrëmbyeshme lokale dhe shtrëngata të rralla. Temperaturat minimale deri të mërkurën në disa vende do të zbresin nën zero.

