Moti sot

Shkup, 16 Shtator – Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell dhe vranësira lokale. Në vend do të fryjë një erë e lehtë.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 9 deri 17, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin prej 30 deri 35 gradë celsius.

Gjatë fundjavës moti pritet të jetë me vranësira dhe reshje lokale të shiut.