Moti sot

Shkup, 10 shtator – Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, në disa vende jo stabil me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar. Lokalisht do të ketë kushte për paraqitje të motit të keq afatshkurtër me shkarkime të fuqishme elektrike, erë të përforcuar dhe paraqitje të izoluar të breshrit. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 11 deri 19, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 26 deri 32 gradë. Indeksi UV do të jetë 6.

Siç informon DPHM, në Shkup moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të lehtë deri mesatare veriore. Nga orët e mesditës do të ketë kushte për paraqitje të shiut afatshkurtër, bubullima dhe erë të përforcuar. Temperatura minimale do të bie në 18, ndërsa ajo maksimale do të mbërrijë deri 29 gradë. 

Gjatë kësaj fundjave do të mbizotërojë mot i vranët, në disa vende jostabil me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar. Lokalisht do të ketë kushte për paraqitje të motit të keq afatshkurtër me shkarkime të fuqishme elektrike, erë të përforcuar dhe paraqitje të izoluar të breshrit. 

Nesër dhe të hënën do të fryjë erë e përforcuar veriperëndimore e cila do të kushtëzojë rënie të vogël të temperaturave.