Moti sot

Shkup, 8 shtator – Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor dhe jugperëndimor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 9 deri 17, ndërsa ajo maksimale prej 24 deri 31 gradë. UV=7.

Në Shkup, kryesisht mot me diell me erë të dobët nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të bie deri në 14, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 30 gradë.

Nga DPHM paralajmëruan se gjatë dy ditëve të ardhshme do të mbizotërojë mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe me rritje të lehtë të temperaturës ditore. Të shtunën në fund të ditës dhe të dielën do të ketë paraqitje lokale të vranësirave jostabile me shi të rrëmbyeshëm afatshkurtër dhe bubullima