Moti sot

Shkup, 11 gusht – Moti sot paradite do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Në orët e pasdites dhe të natës në shumë vende moti do të jetë i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar. Lokalisht proceset do të jenë në formë të motit të keq me shi të rrëmbyeshëm intensiv, erë të fuqishme, shkarkime elektrike dhe breshër.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 10 deri 20, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 25 deri 34 gradë. UV=7.

Në Shkup paradite mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Pasdite dhe në orët e mbrëmjes në disa lugina do të jetë i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar. Temperatura minimale do të bie deri 19, ndërsa ajo maksimale do të mbërrijë deri 29 gradë.

Deri të dielën moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, në disa vende me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar. Lokalisht proceset do të jenë në formë të motit të keq me shi të rrëmbyeshëm intensiv, erë të fuqishme, shkarkime elektrike dhe paraqitje të breshrit. Temperaturat do të bien gradualisht dhe nën mesataren për këtë periudhë të vitit.