Moti i ligë që zgjati shkurt shkaktoi dëme të vogla në Shkup

Shkup, 17 gusht  – Moti i ligë afatshkurtër pasdite e goditi rajonin e Shkupit dhe shkaktoi dëme të vogla në kryeqytet.

Siç kumtuan nga Qyteti i Shkupit, është regjistruar ndërprerje e energjisë elektrike në disa pjesë të Qendrës dhe të Aerodromit dhe ndërprerje e rrjetit të telekomunikacionit në disa lagje të Shkupit. Kanë rënë dhjetëra pemë dhe ka disa automobile të dëmtuara.

Qyteti i Shkupit informon se të gjitha nënkalimet janë të kalueshme dhe se ekipet e ndërmarrjeve publike të qytetit punojnë në lokacione individuale.

“Ekipet e NP ‘Parqe dhe gjelbërime’ punojnë në pastrimin e drunjve, ndërsa ekipet e NP “ujësjellësi dhe Kanalizimi” në mënjanimin e problemeve me kanalizimin atmosferik”, thuhet në kumtesë.