Moti i keq në Vlorë, pezullohet lundrimi për mjetet e vogla dhe peshkarexhat

Kapiteneria e Vlorës ka pezulluar lundrimet pas përkeqësimit të kushteve meteorologjike.

“Në baze te kushteve hidrometeorologjike të përkeqësuara në drejtimin jug-jugperëndim, janë pezulluar mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit, anijet turistike mbi 12 pasagjerë.

Janë pezulluar të shkojnë në Ishullin e Sazanit, lundrimet janë lejuar vetëm në Karaburun,” njoftoi Kapiteneria.

Megjithatë pavarësisht kësaj, anijet e transportit ndërkombëtar detar nuk janë pezulluar.