Moti do të jetë me vranësira,  me erë me reshje të kohëpaskohshme shiu dhe bore në male

Shkup, 17 prill – Moti sot do të jetë i vranët, me erë dhe dukshëm më i ftohtë me reshje të kohëpaskohshme shiu, ndërsa në zonat malore bore.

Reshje të dendura shiu (mbi 20 l/m2) do të jenë në pjesët jugore dhe lindore. Në fund të ditës reshjet e shiut do të kalojnë në borë të herëpashershme dhe në disa vende më të larta. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi verior, më e theksuar përgjatë Vardarit.

Temperatura minimale do të lëvizë në intervalin katër deri në nëntë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë pesë deri në 10 gradë.

Në Shkup me vranësira dhe dukshëm më ftohtë me reshje shiu dhe me erë mesatare, kohë pas kohe më të fortë nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të zbresë deri në tetë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nëntë gradë.

Në ditët në vijim do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje të kohëpaskohshme shiu me intensitet të ndryshueshëm. Ditën e hënë moti do të jetë dukshëm më i ftohtë me temperatura ditore që do të jenë nën mesataren për këtë periudhë të vitit.

Nga e marta në disa vende do të ketë temperatura të mëngjesit nën zero, ndërsa temperaturat ditore do të rriten gradualisht.