Mot me vranësira dhe reshje shiu

Shkup, 26 gusht – Moti në vend do të jetë pak më i freskët veçanërisht në pjesët veriore dhe do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme me paraqitje të izoluar të shiut të rrëmbyeshëm, afatshkurtër edhe si mot i ligë me erë të përforcuar dhe paraqitje të breshrit. Në pjesët perëndimore do të fryjë e rë e kohëpaskohshme veriore nga drejtimi perëndimor dhe jugperëndimor.

Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej 10 deri në 19, ndërsa ajo maksimalja do të arrijë prej 25 deri në 33 gradë,

UV indeksi do të arrijë 7.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar.

Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 18, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 27 gradë.

Edhe nesër do të ketë jostabilitet më të konsiderueshëm të përcjell me erë të përforcuar perëndimore kryesisht në pjesët perëndimore të vendit. Në ditët më pas moti do të jetë kryesisht stabil dhe gjatë fundjavës do të ketë kushte për jostabilitet afatshkurtër të izoluar në male.