Mot me diell me erë të lehtë, me temperatura mbi 40 gradë dhe Indeks UV 10
Shkup, 17 korrik – Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira të vogla lokale dhe me erë të lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 16 deri 23 gradë, ndërsa ajo maksimale do të lëvizië prej 33 deri 40 gradë. Indeksi UV do të jetë 10.
Në Shkup mot me diell dhe shumë i nxehtë me erë të lehtë nga drejtimi i ndryshueshëm. Temperatura minimale do të bie deri 22, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë deri 38 gradë.
Siç bëri të ditur DPHM, rajoni i vendit tonë edhe në periudhën e ardhshme do të jetë nën ndikimin e masës shumë të nxehtë ajrore. Moti do të jetë shumë i nxehtë, me temperatura të ditës në pjesën më të madhe të vendit mbi 35 gradë, ndërsa në disa vende edhe mbi 40 gradë për çka do të jetë aktiv niveli portokalli i rrezikut nga temperaturat e larta. Indeksi UV do të ketë vlerë shumë të lartë, 10.

